#rtvora
Afrimi i zgjedhjeve vendore shtoi kritikat e mazhorancës ndaj bashkiakëve të djathtë, edhe pse nga selia blu është paralajmëruar bojkoti.

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka shfaqur pakënaqësi ndaj kreut të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun, për qëndrimin jashtë planit të administrimit territorial.

Në një tryezë mbi impaktin në zhvillimin ekonomik vendor, numri 2 I qeverisë tha se po ndërmerren masa që bashkia e Kamzës të përfshihet në këtë proçes.

Erjon Braçe: Bashkia e Kamzës nuk është përfshirë ende në këtë proces. Ajo duhet të marrë masat e duhura dhe të përfshihet brenda muajit prill në këtë proces"

I pranishëm ishte edhe zëvëndës ambasadori i SHBAve në Tiranë, Daniel Koski, i cili vuri theksin te ndikimi që ka lufta ndaj korrupsionit në ekonomi. Madje ai theksoi se ky fenomen ka ndikuar në largimin e investitorëve.

Daniel Koski, zëvëndës ambasador i SHBA-ve në Tiranë: Korrupsioni që ekziston në sitemin gjyqësor ndikon në zhvillimin ekonomik pasi largon investitorët. Megjithatë, ShBA do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj për të zhbërë rrjetin e korrupsionit në vend. Kemi bërë hapa para me reformën në drejtësi, e cila është në rrugën dhe në kohën e duhur për të patur së shpejëti një drejtësi të pastër.

Ekspertët e pranishëm në tryezë ndanë mendimin se zbatimi i planeve të përgjithshme vendore dhe ndikimit të tyre në ekonomi, është ende në nivele të ulëta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/brace-kritikon-mziun-shba-kerkon-zhberjen-e-rrjetin-e-korrupsionit-ne-vend
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz