Surprise Me!

Vendimi i qeverisë/ Çmimet referencë, si ndryshojnë për shtëpitë e dyqanet

2019-05-23 1 Dailymotion

Qeveria ka miratuar çmimet e reja referencë për ndërtesat. Këto çmime njihen nga shteti sipas zonave të ndryshme, në formën e ?dyshëmesë?, pra si çmim minimal, në bazë të të cilit llogaritet, si tatimi i fitimit, në rast se kemi të bëjmë me një shitblerje ndërtese, ashtu edhe taksa e ndërtesës, në përputhje me ligjin e ri për Kadastrën Fiskale. Në VKM-në e datës 27 mars, janë bërë disa ndryshime në Vendimin nr. 132, datë 7.3.2018, të Këshillit të Ministrave, ?Për metodologjinë për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme ?ndërtesa?, e bazës së taksës për kategori specifike, natyrën dhe prioritetin e informacionit dhe të dhënave për përcaktimin e bazës së taksës, si dhe të kritereve dhe rregullave për vlerësimin alternativ të detyrimit të taksës?.<br /><br />Në tabelat që pasqyrojnë këto ndryshime, përcaktohen me hollësi çmimet që njihen nga shteti për një metër katror të një ndërtese të caktuar, në të gjitha zonat e Qarqeve, bashkive dhe qyteteve, duke përfshirë Njësitë Administrative të Tiranës dhe lagjet e kryeqytetit, çmimet e të cilave varjojnë nga njera-tjetra.

Buy Now on CodeCanyon