#rtvora
Ceremonia e 10-Vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në Sheshin ?Nënë Tereza? bëri bashkë Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama në Sheshin ?Nënë Tereza?. Shtërngimi i duarve, vetëm kortezial, vjen vetëm pak ditë nga deklarata e kreut të shtetit se ishte gati të dorëhiqej për të mos lejuar instalimin e diktaturës.

Në fjalën e tij, Presidenti tha se se anëtarësimi në NATO ka forcuar sigurinë në rajon por Shqipëria duhet të ketë një rol të koherent. Nuk la pa shprehur mirënjohjen për ndërhyrjne e NATO-s në Kosovë duke i dhënë fund genocidit dhe spastrimit etnik.

Ilir Meta: " Shqipëria është e angazhuar që NATO-ja të forcohet më tej si në aspektin politik strategjik, ashtu edhe në atëatë ushtarak.

Përveçse duartrokiten fjalën e njëri-tjetrit, Meta dhe Rama edhe pse përkrah nuk shkëmbyen asnjë fjalë apo shikim.

Kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë kërkoi anëtarësimin e Kosovës në NATO, si një domosdoshmëri për sigurinë e Ballkanit.

Edi Rama: "Është e domosdoshme që dhe Kosova të bëhet më herët se vonë pjesë e integruar e Aleancës Euroatlantike"

Jashtë vëmendjes së Ramës nuk mbeti as debati për cceljen e negociatave të integrimit. Duke folur për vendet skeptike ai u kërkoi të marrin shembullin e reformës në ushtri

Edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë me të njëjtën aftësi për të besuar tek Shqipëria që patën aleatët"

Por ndryshe nga nisja e ceremonisë krerët e shtetit shmangën takimin duke preferuar të përshëndeten vetëm me me ambasadorët dhe atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë si dhe përfaqësues nga 29 vendet anëtare të NATO-s
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nato-bashkon-meten-dhe-ramen-presidenti-dhe-kryeministri-shtrengojne-duart
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz