Ndërkohë, gazetari investigativ Artan Hoxha, nga studio e Report Tv, tha se kryetarja e bashkisë së Shkodrës është personi që ka qenë direkt në presionin e grupeve kriminale.<br /><br />Sipas Hoxhës, ajo pengohet të ushtrojë detyrën e saj që i ngarkon ligji në të mirë të qytetarëve.<br /><br />"Grupet kriminale nuk janë penguar të investojnë në atë qytet, janë përfshirë në fushata elektorale, janë përfaqësues në këshilla bashkiak. Shikoni konfliktet në këshill, me kë i bën, kam parë njerëz që ja drejtojnë gishtin në fytyrë kryetares së bashkisë së Shkodrës, është në situatë të pazakontë. I drejtojnë gishtin në fytyrë në mbledhje të këshillit bashkiak para kamerave", tha Artan Hoxha.
