Surprise Me!

RTV Ora – Raporti i DASH, Cakaj: Luftë kundër krimit! Reagon Salianji

2019-05-23 0 Dailymotion

#rtvora
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri vijon të shkaktojë debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një konferencë për mediat tha se raporti tregon luftën e shtetit ndaj krimit, teksa thekson se krahasuar me raportin e vitit të shkuar, janë të dukshme përmirësimet.

Cakaj: Angazhimi i institucioneve të Shqipërisë në situatën aktuale nuk është një zgjatim i tranzicionit disa dekadash, por përpjekje përmbajtjesore për reformim thelbësor për të tejkaluar trashëgiminë e vështirë të këtij tranzicioni.

Cakaj nuk pranoi të përgjigjet mbi deklaratën e kryeministrit grek Alexis Tsipras, i cili shpreh se mosrespektimi I të drejtave të minoritetit në Shqipëri, kushtëzon mbështetjen për integrimin në BE

Cakaj: Unë jam këtu të diskutoj raportin për të cilin jemi mbledhur.

Në përgjigje të Cakajt, ish deputeti I Partisë Demokratike Ervin Salianji shprehet se raporti I SHBA tregon qartë për lidhjet e qeverisë me krimin.

Salianji: Bashkëpunimi dhe mbrojtja nga qeveria, i ka dhënë mundësi krimit të organizuar dhe grupeve të strukturuara kriminale që të forcohen, duke kthyer Shqipërinë na bazë operacionale për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Në raportin e DASH, ndër të tjera përshëndetet reforma në drejtësi, por theksohet se korrupsioni ka sjellë një mjedis për rritje të kriminalitetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/raporti-i-dash-cakaj-lufte-kunder-krimit-reagon-salianji
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon