Amortizimi i tubacioneve nëntokësore në lagjen "Barrikadë" të qytetit të Beratit, ka bërë që ujërat e zeza të vërshojnë përmes lagjes.

Banorët shprehen se ky problem është mjaft shqetësues pasi përveç erës së keqe që përhapet, ujërat e zeza mund të kthehen në një burim epidemie, sidomos me rritjen e temperaturave.

Sipas tyre kjo situatë vijon prej vitesh dhe se asnjëherë nuk është marrë asnjë masë pavarësisht ankesave të herë pas hershme.

Ndërkaq banorët shtojnë se përveç ujrave të zeza në këtë lagje problem është edhe infrastruktura e dobët dhe mbetjet urbane të shpërndara kudo, përshkak të mungesës së vendeve të posaçme.