Surprise Me!

Kampionati Ballkanik i xhudos

2019-05-23 4 Dailymotion

Shqipëria mori 2 medalje të arta dhe 1 argjendi në Kampionatin Ballkanik të xhudos për të rritur të mbajtur këtë fundjavë në Tiranë. Indrit Çullhaj dhe Jon Vrenozi u shpallën kampionë të gadishullit në turneun e parë të këtij niveli të zhvilluar në Shqipëri. Indrit Çullhaj triumfoi në finale e peshës 66 kg në duelin me xhudistin nga Kosova, Korab Morina. Një sukses për Çullhajn në këtë sfidë shqiptare.<br /><br />Një tjetër duel mbarëkombëtar ishte dhe ai mes Jon Vrenozit dhe Selim Berishës në peshën 73 kg. Fitues u shpall Vrenozi i Shqipërisë. Mikea Golloshi mbërriti deri në finale, por duke u ndalur te medalja e argjendit për peshën 60 kg. Në Kampionatin Ballkanik ku morën pjesë 11 shtete spikati Kosova me 10 medalje, gjysma e të cilave janë të arta.

Buy Now on CodeCanyon