Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi spitalin bashkiak të Kuçovës, ku për herë të parë ofrohet shërbimi i mjekësisë interne dhe ëshë rihapur materniteti, me mjeken e re të specializuar që sapo i është bashkuar ekipit mjekësor të këtij spitali.

?Jam shumë e kënaqur që spitali i Kuçovës, deri dje një ngrehinë e harruar, po investohet jo vetëm në infrastrukturë të përmirësuar, por mbi të gjitha, në burime njerëzore. Tre mjeke të reja specialiste, në shërbimin e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Sëmundjeve të Brendshme tashmë janë pjesë e këtij spitali, duke jetësuar dhe fuqizuar shërbimet e specializuara në këtë spital bashkiak?, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se po investohet jo vetëm në spitalet rajonale, por, për të garantuar shërbimin bazë afër vendbanimit, po investohet në infrastrukturë dhe burime njerëzore edhe në spitalet bashkiake.

?Me planin tonë të racionalizimit të spitaleve, do të transformojmë spitalet bashkiake në qendra 24 orëshe, duke garantuar paketën e shërbimeve bazë në çdo spital?, u shpreh Manastirliu.

Në spitalin e Kuçovës është shënuar lindja e parë pas shumë vitesh, me ardhjen e mjekes gjinekologe në këtë spital. Për herë të parë në një spital bashkiak është punësuar një specialist për sëmundjet e brendshme, ndërsa edhe shërbimi i Pediatrisë ka tashmë mjekë të specializuar. Mjeket e reja që i shtohen spitalit të Kuçovës sapo kanë përfunduar specializimin 4-vjeçar dhe në bazë të kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, i janë atashuar spitalit të Kuçovës. 168 mjekë specialistë që kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë po punësohen në të gjitha spitalet e vendit, duke plotësuar shumë prej nevojave me mjekë të krijuara nga bllokimi 8 vjet më parë, për 4 vite rresht, i specializimeve në mjekësi.