Disa shoferë të linjës së Libohovës janë përplasur ditën e sotme me ata të Gjirokastrës. Si pasojë janë shoqëruar në polici pesë persona.<br /><br />Protesta e shoferëve vijon prej një jave. Sipas tyre konkurrenca e pandershme i ka bërë të falimentojnë, pasi janë shtuar shumë linja transporti që punojnë pa kritere dhe që marrin udhëtarë në vende të pacaktuara. <br /><br />Ata kundërshtojnë që Libohova dhe Dropulli të kenë linjë transporti drejt Tiranës, ndërsa për rikthim në normalitet shoferët kanë vendosur si kusht pezullimin e këtyre linjave nga Ministria e Transportit.
