Rreth orës 23 e 25 minuta të mbrëmjes së djeshme Forcat xheniere të mbërritura nga Tirana bënë shpërthimin e pakos me lëndë eksplozive që u gjet pasditen e së dielës në lagjen ?10 Korriku? të Vlorës.

Sasia e tritolit dyshohet se ka rënë nga një automjet në ecje, në atë që quhet ?Unaza e Re? e qytetit, paralel me Lungomaren.

Lënda eksplozive ka qenë e mbështjellë me celular, çka ka dyshimet se autorët kanë patur si qëllim aktivizimin e saj më shpërthim të telekomanduar.

Policia konfirmoi se bëhet fjalë për 150 gramë tritol pa dhënë më tepër detaje rreth ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia e një atentati të mbetur në tentativë. Ekspertët janë të fokusuar tek pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar automjetin nga ku mund të ketë rënë pakoja me tritol.

Tv Klan