Surprise Me!

Rama: PD e LSI drejt shkrirjes

2019-05-24 0 Dailymotion

Edi Rama është i bindur se dy partitë e opozitës që dogjën mandatet do të shkojnë drejt shkrirjes, pasi sipas tij ata kërkojnë të marrin pushtet në tavoline dhe këtë socialistët thotë se s?do jua japin.

Në takimin "Bashkia që duam" në Librazhd ironizon protestat e opozitës dhe kryetarët e dy partive të saj.

E bëri në Durrës, por e bën edhe përpara qytetarëve të Librazhdit, merr në mbrojte Vangjush Dakon dhe thotë se di arsyet përse e sulmojnë.

Por, ndërsa Dakon nuk e rikonfirmoi në takimin që beri për bashkinë që duam në Durrës, ai rikonfirmon se kryetari aktual i Librazhdit do te rikandidohet, ndërsa thotë se do të marrin dhe bashkinë e Përrenjasit që drejtohet nga LSI.

?I urojmë jetë të gjatë bebes dhe i themi që do te kujdesemi që pas 30 Qershorit të rri me shumë me beben?.

Rama lajmëron ashpërsim të Kodit Penal dhe për ata qe organizojnë lojëra fati dhe pranon se ende ka probleme me bastet online.

"Ka ardhur koha të marrim masa në Kodin Penal, kush organizon bixhoz të shkojë në burg".
Rama se bashku me ambasadorët e BE dhe Gjermanisë mori pjesë dhe në ceremoninë e nisjes së punime për ujësjellësin e Rrajcës.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon