#rtvora
Të mërkurën në orën 9:30, opozita ka thirrur protestën e 8, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët do të mblidhen para kuvendit, në të njëjtën kohë kur zhvillohet seanca ndërsa këtë herë është parashikuar që peshën e saj ta ketë rinia, ndërsa do të demonstrohen edhe simbolika të ndryshme.

Belind Këlliçi: "Në protestën tonë kanë qenë të rinj, të papunë, naftëtarë, minatorë, persona që nuk kanë mundësi të mbyllin muajin dhe nuk kanë mundësi as të hanë bukë thatë e të ushqejnë fëmijët e tyre. Ndaj kjo protestë ka qenë një mundësi për ti dhënë mundësinë çdo qytetari për të shprehur pakënaqësitë dhe historitë e tyre personale gjatë këtyre 6 viteve keqqeverisje të Edi Ramës."

Kreu i të rinjve të Partisë Demokratike, thotë se situata në vend nuk është normale, ndaj sipas tij largimi i Ramës është domosdoshmëri.

Belind Këlliçi: "Nuk mund të jetë legjitim një Parlament ku blihet vota, me një palë zgjedhje ku janë të faktuara përmes dosjeve 339 dhe 184 që janë blerë votat e qytetarëve. Ku kapen ministra, kryetarë bashkie, është vetë edhe Edi Rama në dosje, e them me përgjegjësi të plotë, në përgjime që janë faktuar duke blerë vota, dukë dhënë urdhra për blerjen e votave. Si mund të letë legjitim dhe si mund të ketë normalitet?"

Këlliçi, thotë se vendi po braktiset.
Belind Këlliçi: "Janë 110.000 të rinjtë që kanë lënë Shqipërinë gjatë viteve të fundit dhe sigurisht ata e kanë lënë, jo se në Shqipëri ka punë, jo se në Shqipëri ka një të ardhme, se është e lehtë të edukohesh por se të gjitha këto mungojnë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-serish-neser-ne-proteste-por-basha-sdo-te-jete

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz