#rtvora
Mbetet një nga momentet më të vështira për ta në 28 vite, ku çdo 2 Prill vendosin kurora me lule dhe ju bashkohen ceremonive përkujtimore në nderim të bijve të tyre, që dhanë jetën për demokracinë.

Por bashkë me dhimbjen me ta bashkëjeton edhe zhgënjimi që në 28 vjet, kjo ngjarje nuk u zbardh asnjëhere dhe fajtorët nuk shkuan përpara drejtësisë.

Dosja 2 Prilli fle ende në arkivat e një drejtësie që do të duhej të thonte fjalën e saj, por megjithatë familjarët e Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes e dijnë shkaktarin e kësaj tragjedie, që sipas tyre sot është në një prej majave të politikes, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi.

Megjithatë familjarët e Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes e dijnë shkaktarin e kësaj tragjedie, ndërsa drejtojnë edhe gishtin për atë që e akuzojnë si urdhërues.

Maja Ceka, nena e Besnik Cekes: Ne duam drejtësi. Drejtësia në Shqipëri as nuk është vënë as nuk do të vihet. Ne duam urdhërdhënësin. Dihet kush i dha urdhër që të nxirren nga reparti ushtarak, tanket. Dihet kush është autori i vrasjes, Gramoz Ruçi si ministër i Brendshëm në atë kohë. Edi Rama nuk e përmend një herë 2 Prillin. Ata nuk kanë qenë zogj pëllumbash por fëmijë nënash. Gramoz Ruçi të mos dalë më në parlament. Një autor vrasjesh të drejtojë parlamentin e dalë nga populli nuk është e drejtë. Ai është autor i vrasjes së 4 djemve tanë, dhe 70 të plagosur. Ai dikur do e lajë atë gjak, se gjaku nuk humb por vlon."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shkodra-perkujton-4-deshmoret-e-2-prillit-basha-i-pranishem-ne-ceremoni

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz