Surprise Me!

Jeni kërcënuar nga bandat kriminale?! Kryebashkiakja: Nuk është rasti i Voltana Ademit

2019-05-24 0 Dailymotion

Frikën nga bandat kriminale, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, thotë se nuk e ka ndjerë personalisht ajo, në pozicionin e kryetares së Shkodrës. "Nuk është rasti i Voltana Ademit" , tha kryebashkiakja e pyetur nga gazetari i Rpeort Tv, Besart Jacaj nëse është kërcënuar nga bandat kriminale që veprojnë në kryeqendrën e veriut.<br /><br />Deklaratën e një dite më parë në një takim me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në prefekturën e Shkodrës, Voltana Ademi e sqaroi në studion e Report TV, duke thënë se me deklaratën që ndihet e frikësuar, e pozicionoi veten në rolin e qytetarëve shkodranë.<br /><br />"Të gjitha familjet kanë nevojë për mbrojtje, ne kemi nevojë për qetësi. Nuk mund të lëmë të tjerët të bëjnë vetëgjyqësi", theksoi qytetarja e parë e Shkodrës.

Buy Now on CodeCanyon