Opozita ka nisur protestën e saj të tetë përmes së cilës kërkon largimin e qeverisë Rama, ndërkohë që Kuvendi sot mban seancë plenare.

Deri më tani janë organizuar shtatë protesta nga opozita, ndër të cilat dy janë zhvilluar pëpara Kryeministrisë, ndërkohë që pesë të tjera përpara Kuvendit.

Në seancën plenare të ditës së sotme u betua deputetja e re nga radhet e LSI, Amba Borova. Bashke me dy kandidate nga PD qe kane pranuar mandatin dhe betohen seancen e ardhshme, Kuvendi shkon ne 101 deputete.

Në protestën e sotme mungon Lulzim Basha i cili ndodhet në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së. Ndërkohë tek Ministria e Brendshme, ish-deputeti Klevis Balliu dhe një grup përfaqësuesisht kanë nisur përplasjet e para në tentativa për të kapëcyer perimetrin e sigurisë me forca policie. Por u terhoq nga ajo pike e protestes, duke ju bashkuar tubimit para Parlamentit.