Fërgesë me patëllxhanë

Përbërësit:
700 gr patëllxhanë
3 qepë të vogla
2 degë selino
400 gr domate
2 lgj salcë domate
4 lgj vaj ulliri
80 gr ullinj
30 gr stika pishe
30 gr kaperi
3 lgj uthull
1 lk sheqer
Përgatitja:

Fillimisht presim patëllxhanët në kubikë 1-2 cm. I vendosim në një kullesë i spërkasim me pak kripë, i vendosim një tas poshtë që të kullojë lëngu i tyre duke vendosur mbi patëllxhanë dhe një pjatë të rëndë. Ndërkohë qërojmë qepët dhe i presim në feta, selinonë e pastrojmë nga fijet dhe e presim në gjysëmrrathë të hollë. Domatet i vendosim në ujë të vluar, i qërojmë lëkurën dhe më pas pasi ti presim në ¼ largojmë farat dhe lëngun dhe tulin e presim në kubikë.

Në një tigan të thellë vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë selinonë dhe e kaurdisim së bashku me qepën për 2-3 minuta. Shtojmë dhe ullinjtë, stikat e pishës, kaperin dhe në fund domatet në kubikë dhe salcën e domates. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper, vendosim kapakun dhe e lemë fërgesën të gatuhet në temperaturë të ulët. Ndërkohë në një tigan tjetër skuqim patëllxhanët. Pasi patëllxhanët të jenë skuqur i shtojmë në salcën që kemi përgatitur ku vendosim disa gjethe borziloku dhe pak sheqer. I trazojmë mirë dhe më pas e servirim fërgesën me patëllxhanë të ngrohtë.