#tvora #protestaeopozites

Opozita përmbylli sot (3prill 2019) pas më shumë se 3 orë e gjysmë para Kuvendit, protestën e 8-të të saj për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Në mungesë të kryetarit të PD-së Basha që sot ishte për vizitë në Berlin, organizimi i protestës i ishte besuar të rinjve të cilët shpalosën simbolika të shumta kundër qeverisë që u finalizua dhe me djegien e piramidës së krimit që sipas tyre ka ngritur Rama.

Protesta nisi para Kuvendit dhe herë pas herë pati edhe përplasje me policinë. Përplasje nuk munguan as mes protestuesve dhe të "infiltruarve" në tubim, deri në grushta. U desht ndërhyrja e organizatorëve për të mos lejuar përkeqësimin e situatës.

Pati hedhje shashkash dhe sende të forta apo flakadanëve ndaj policisë.

Pas dy orëve protestë para parlamentit, pjesëmarrësit iu drejtuan kryeministrisë. Në sheshin para "Piramidës" ata dogjën nje piramide, simbolikë që e krahason Ramen me diktator. Edhe ketu pati përplasje pasi kishte dyshime për të infiltruar në radhët e protestuesve.

Edhe sjellja e një gruaje u pa e papranueshme dhe iu vu në dyshim pjesëmarrja e saj.

Në mbyllje të protestës, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha se dita e largimit të Ramës si kryeministër është e afërt. Protesta u mbyll në selinë blu me himnin kombëtar.

RTV Ora percolli live gjithe protesten.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz