72 udhërrëfyesit e parë turistikë janë certifikuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Këta do të jenë të vetmit që do të lejohen të drejtojnë guidat profesionale, duke dhënë kështu garanci maksimale për turistët.

?Nga ky moment ne kemi zyrtarisht guida të licencuara në disa fusha, që hapin rrugën për të vazhduar me këtë profesion, që për mua duhet ta tentojmë deri në fund për ta shpallur edhe profesion të lirë. Ne duhet të kemi së bashku një diskutim se cilat janë zonat ku guidimi duhet bërë vetëm nga profesionistë, që të mos lejojmë që të kemi njerëz të palicencuar dhe jo profesionistë që e bëjnë këtë punë".

Aktualisht janë 5 institucione të licencuara nga Komisioni Shtetëror për Trajnimin e Udhërrëfyesve Turistikë. Sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, rezulton se nga 99 aplikantë për guida profesionale, vetëm 72 janë certifikuar duke marre certifikatën e sigurisë.

Tv Klan