Surprise Me!

Report TV - SHBA dhuratë 37 mjete të blinduara International MaxxPro MRAP për FA

2019-05-24 3 Dailymotion

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të afta për të kryer detyrat e tyre falë bujarisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat dhuruan 37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara. Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine ResistantAmbushProtected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes OltaXhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, LeylaMoses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.<br /><br />?Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën. Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMWV dhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita ?ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë. Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ?- u shpreh ministrja Xhaçka.

Buy Now on CodeCanyon