#rtvora
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të afta për të kryer detyrat e tyre falë bujarisë së qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat dhuruan 37 mjete të mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara.

Mjetet e blinduara të markës International Maxx Pro MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, falenderoi qeverinë e SHBA për ndihmën e vazhdueshme që jep për vendin tonë dhe vlerësoi si të rëndësishëm dhurimin e 37 mjeteve të blinduara, të cilat do të rrisin kapacitetet dhe performancën e Forcave tona të Armatosura.

Xhaçka: Kjo paketë përkthehet në më shumë cilësi kapacitetesh, më shumë angazhime të përbashkëta dhe sigurisht në më shumë siguri si për vendin tonë ashtu edhe për aleancën.

Armatimi i ri sipas standardit të NATO, paketa e re e automjeteve te blinduara HMMWV dhe MRAP që po ju shtohen inventarit të pajisjeve të FA-ve, po e ndryshojnë cilësisht realitetin e përditshëm të punëve të ushtarakëve tanë si dhe po rrisin dita ?ditës performancën e tyre, gjatë ushtrimit të detyrave në teatrot e operacioneve ku marrin pjesë.

Mjetet do të mundësojnë zgjerimin e spektrit të detyrave dhe misionit të trupave tanë dhe do të rrisin sigurinë e personelit sidomos ndaj minave dhe mjeteve shpërthyese të improvizuara, i cili konsiderohet tashmë si një prej kërcënimeve më të pranishme në mjedisin operativ.

E ngarkuara me punë e SHBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, e cilësoi dhurimin e mjeteve të blinduara si ndihmë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Aleancën.

Ajo vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe lidershipin aktual të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, në forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes.

Leyla Moses-Ones: Kjo aftësi e re e blinduar do të rrisë mbrojtjen e brendshme të Shqipërisë, do të forcojë krahun jugor të NATO-s dhe do të sigurojë fuqi vendimtare luftarake në NATO që mund të dislokohet në mbështetje të operacioneve globale.

Ky është një tjetër shembull se si Shqipëria po rritet si një lider rajonal në Ballkan. Nën drejtimin e shkëlqyer të ministres Xhaçka dhe gjeneral Kollçakut, komunikimi dhe bashkëpunimi midis forcave tona ushtarake nuk ka qenë kurrë më i fortë ndërsa shpërndarja e këtyre automjeteve shënon përfundimin e një faze të bashkëpunimit tonë.

37 mjetet e blinduara dhuruar së fundmi, janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcat tona të Armatosura.

Mjetet e mbrojtura dhe rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara, kanë një ekuipazh prej 3-7 ushtarakësh.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shba-dhuron-37-mjete-te-blinduara-forcat-e-armatosura-shqiptare
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for...