Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit që u ekzekutua me armë zjarri së bashku me vëllanë Brahim Bilalin, pak ditë më parë në Shkodër është dërguar nga Drejtoria e Burgjeve nga Tirana drejt vendlindjes dje. E ndërsa të dielën përcolli të atin për në banesën e fundit, dje ai dëshmoi në lidhje me kërcënimin e ish-trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka në mars të 2018.<br /><br />Asmer Bilai dëshmoi, pasi makina që përdorën autorët Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje për t'u larguar pas kërcënimit të Gjokës ka qenë e tij. Asmeri ka dëshmuar në gjyq duke thënë se "ja ka kam dhënë makinën shokut, Sehar Xhenje por pa ditur se për cfarë i duhej".<br /><br />Sipas policisë, Nehat Fojleta kanosi dhe goditi trajnerin e ekipit të futbollit "Vllaznia" asokohe. Më pas ai u largua me mjetin tip "Benz" me targa AA 282 KR ngjyrë të zezë ku drejtues ka qenë Sehar Xhenja dhe që i përkiste Asmer Bilalit. Ndërkohë që dje u kërcënua trajneri aktual i Vllaznisë Agim Canaj dhe drejtuesit e tjerë të ekipit.