Në Kosovë është mirëpritur marrëveshja për heqjen e Roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor që u nënshkrua në Serbi. Eksperti për çështje të telekomunikacionit Agron Dida ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i afrimit të këtyre vendeve të Ballkanit me Evropën.

Thotë se negociatat me Serbinë janë shumë të rënda dhe se është sukses që Kosova ka arritur të jetë pjesë e kësaj marrëveshje.

Megjithatë operatori Vala aktualisht ka disa problem teknike të funksionimit të Serbi.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, ka thënë se problemet janë te operatorët e Serbisë dhe se janë duke e negociuar këtë çështje.

Ai shpreson se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje që të tejkalohen këto pengesa.

Tv Klan