Policia e Shtetit është përfshirë nga një valë ndryshimesh ditët e fundit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu janë shkarkuar më shumë se 20 shefa komisariatesh në rang vendi.

Sipas burimeve, Veliu ka emëruar shefa të rinj, në komisariatin e Shkodrës, Fierit, Peqinit, Mirditës, Elbasanit, Beratit dhe Lushnjës, por edhe në disa zona të tjera. Më herët kanë pësuar ndryshime edhe disa drejtori. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi.

Bushati u largua nga detyra menjëherë pas vrasjes në një atentat mafioz në Shkodër të 2 vëllezërve Bilali. Kjo bëri që vetë ministri Lleshaj të vizitojë Shkodrën 3 herë brenda pak ditësh. Valës së ndryshimeve nuk i kanë shpëtuar dhe disa drejtori të rëndësishme në shkallë vendi si ato të Vlorës, Fierit, Beratit dhe Durrësit.

Pas komandimit në krye të Policisë së Tiranës të Rebani Jaupit, ndryshime do të këtë edhe në disa komisariate të kryeqytet. Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se, ditën e hënë pritet të zyrtarizohen edhe drejtuesit e rinj. Këto lëvizje synojnë të përmirësojnë më tej punën e strukturave vendore të Policisë, pas disa ngjarje kriminaleve që kanë ndodhur përgjatë këtij viti.

Tv Klan