Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Teatrit Skampa.<br /><br />Makina ka qënë në lëvizje teksa ka shpërthyer në flakë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes por dyshohet për një defekt teknik që mund të ketë ndodhur në automjet.<br /><br />Ndërkohë në rrugën ku ëhstë djegur automjeti është krijuar një trafik i rënduar.
