Babai i Dorjan Protoduarit, të cilin Gjykata e Apelit e la në arrest me burg, për dhunën në protestën e 16 shkurtit para Kryeministrisë, e quajti politik vendimin e gjykatës. Nga protesta në mbrëmje e banorëve të zonës së "Astirit", ai tha se djali i tij nuk i ka kundërshtuar forcat e policisë në protestë. Përmendi edhe emrin e Agim Peposhit, një tjetër të arrestuari dhe të lëni në burg për dhunën në protestën që kujtojmë se shkoi deri në shkatërrimin e godinës së kryeministrisë, derës hyrëse dhe instalacionit të kërpudhës në lulishten e Kryeministrisë.<br /><br />Agim Peposhi u bë objekt kryesor për 'meme' në rrjetet sociale për vet imazhin e veçantë të shkrepur para derës së kryeministrisë. Me një shtizë në dorë të cilës drejtimin ja kishte vënë për nga kryeministria, sulej drejt godinës. Por babai i Protoduarit, tregon se nga ka marrë frymëzim për atë gjest, Agim Peposhi, me të cilin janë fqinj, pasi të dy janë banorë të zonës së Astirit.<br /><br />"Po Agim Peposhi more çfarë bëri? Gjëja më e bukur ishte se po imitonte Ertugrulin me një shtizë dhe mbahet në burg për dy muaj. A ka turp në këtë botë more?!", tha ai.