Surprise Me!

RTV Ora – Samiti i ardhshëm dixhital do të mbahet te Piramida

2019-05-24 0 Dailymotion

#rtvora
Tirana pritet të kthehet në një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit të teknologjsë në të gjithë rajonin.

Deklarata u bë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mori pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Beograd.

Veliaj: Kjo është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë, sidomos për gjithë reformat në digjitalizimin e Shqipërisë dhe kryesisht të Tiranës. Kanë ndodhur disa gjëra shumë të rëndësishme në Samitin Digjital të Ballkanit: së pari, Shqipëria dhe Tirana janë përzgjedhur si mikpritëse të Samitit Digjital të Ballkanit. Prandaj do të punojmë fort që, në të njëjtën kohë, vitin tjetër, të kemi gati Piramidën si qendrën më unike në të gjithë Ballkanin për mësimin e teknologjisë së informacionit. Me përparimin e madh që ka bërë Shqipëria, sidomos në digjitalizimin e qyteteve, jemi një nga modelet që u vlerësuan edhe në samitin e sotëm.

Ai vlerësoi faktin se falë edhe punës së Këshillit Rajonal është bërë e mundur që për qytetarët e Ballkanit të hiqen kostot e roaming në komunikimet telefonike.

Veliaj: Është një ditë e shkëlqyer sidomos për ata që shpenzojnë me roaming dhe duan të bëjnë biznes apo të udhëtojnë në Ballkan. Falë punës së shkëlqyer të Majlinda Bregut dhe Këshillit Rajonal për Bashkëpunimin në Ballkan është realizuar dhe mundësuar marrëveshja e roaming-ut pa pagesë, kur vjen puna për udhëtimet brenda rajonit.

Sipas Veliajt, digjitalizimi do t?i afrojë më shumë, jo vetëm vendet, por edhe qytetarët e rajonit të Ballkanit, duke ulur kostot, por edhe duke shkëmbyer informacionin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/samiti-i-ardhshem-dixhital-do-te-mbahet-te-piramida
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon