#rtvora
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëme të frikshme me fondet publike gjatë 2018. Në raportin vjetor është konstatuar se dëmi kap nivelin e 1.7 mld eurove, të krijuara si rezultat i mungesës së të ardhurave të planifikuara dhe shpenzimeve të larta. Po ashtu sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit edhe borxhi publik rezulton të jetë mbi 71% nëse përfshijmë aty edhe detyrimet e prapambetura. një tjetër shqetësim është mungesa e monitorimit të projekteve partneritet publik-privat.

1.7 mld euro është dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2018. Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin përfundimtar të performancës së qeverisë në vitin e shkuar konstaton një shifër të frikshme me keqmenaxhimin e taksave të qytetarëve të cilat kanë ardhur si nga shpenzimet jo me efiçencë, po ashtu edhe nga mos mbledhja e të ardhurave të planifikuara.

Pas konstatimeve, KLSH ka depozituar në prokurori 41 kallëzime me të cilat janë ngarkuar me përgjegjësi penale 112 persona nga të cilët: 33 titullarë institucionesh.

Veprat kryesore penale për të cilat akuzohen këta persona janë ?Shpërdorimi i detyrës?dhe ?Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/performanca-e-qeverise-gjate-2018-klsh-17-mld-euro-dem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz