Vendimi i Bashkisë kundërshtohet nga Rektorati i Universitetit, me pretendimin se po cënohen mjediset e Kampusit Universitar, e cila parashikohet të përdoret prej tyre edhe në masterplanin e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në Prill të 2017. Rektori, Bahri Musabelliu, tha se për këtë parcelë Universiteti edhe pronarët janë në gjyq.

"Në këtë plan prej 25 hektarësh përfshihen dy sipëfaqe toke, janë pronë private. Por kemi më shumë se 3 vite që universiteti dhe pronarët e ketyre du ngastre token janë në gjyq."

Nga Bashkia e Tiranës pretendohet se shkolla e re në Kodër ? Kamëz është një kërkesë e banorëve, dhe po ndërtohet në një pronë private që tashmë i përket Bashkisë.

Prej 2 ditësh studentë dhe pedagogë të Universiteti Bujqësor vijojnë protestën, duke këmbëngulur që kjo hapësirë të përdoret në funksion të praktikave mësimore.

Tv Klan