Surprise Me!

Nis puna per rehabilitimin e aeroportit

2019-05-24 0 Dailymotion

Këtë të premte ka nisur puna për rehabilitimin dhe zgjerimin e aeroportit të Kukësit, si pjesë e një kontrate koncesionare me vlerë investimi 8 milionë euro.

Kryeministri, që në pistën e këtij aeroporti zhvilloi takimin ?Bashkia që duam? thotë se është një investim që do të hapë një perspektivë zhvillimi për këtë qytet.

Rama ju premton kuksianëve dhe stadiumin e ri, me kushtin që t'i japin drejtimin e bashkisë së këtij qyteti ku socialistët do të kandidojnë Safet Gjicin. Dhe nuk kursen akuzat për kryebashkiakun aktual demokrat, që sipas tij është një nga pengesat për investimet në qytet.

Kur flet për Lulzim Bashën i referohet takimit të 17 Majit. Sipas tij, pikërisht fakti që nuk iu përmbajt marrëveshjes që e pasoi dëshmon se është i pabesueshëm. Nuk harron dhe kryetaren e partisë tjetër të opozitës.

Vizita e Kryeministrit në Kukës është shoqëruar si në çdo qytet me protesta nga mbështetësit e opozitës. Por Rama si në reagimin e bërë në takim, ashtu dhe përmes rrjeteve sociale, akuzon kryebashkiakun si organizatorin e atyre që i cilëson si prita rrugësh.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon