Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se automjeti ka rënë në një kanal ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda tij.<br /><br />Shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia ndërsa mësohet se shoferi i automjetit i cili ka përfunduar në kanal, ka qenë në gjendje të dehur.<br /><br />Forcat zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
