Surprise Me!

RTV Ora - Djegia e mandateve, Basha: Opozita prishi hesapet e Ramës me armiqtë e Shqipërisë

2019-05-24 0 Dailymotion

#rtvora

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me qytetarët e Rrogozhinës referuar protestës së fermerëve deklaroi se PD do t?i japi fund një herë e mirë problemeve të fermerëve në vend.

Më tej, Basha shtoi se opozita me djegien e mandateve prishi hesapet, që sipas tij, Rama kishte bërë me armiqtë e popullit shqiptar.

Basha: Një dhe vetëm një projekt ka pasur Edi Rama duke ju varfëruar, duke ju marrë paratë me taksat dhe tarifat e larta. Duke ju pamundësuar që të jetoni me punë të ndershme, duke ju mbyllur bizneset, duke ju mbyllur aksesin në treg t'ju shëndërrojë në skllevër, në njerëz që mund t'i nënshtrojë, t'i shtypë, t'ju poshtrojë. T'ju vjedhë votën, t'ju vjedhë dinjitetin, t'ju hyjë në shtëpi, t'ju pushtojë ju dhe familjet tuaja.

I kishte bërë hesapet pa popullin, pa opozitën. Hesapet e Edi Ramës dhe armiqve të popullit shqiptar, kriminelëve dhe oligarkëve me të cilët qeveris, i prishi opozita me djegien e madateve. Me djegien e mandateve dhe largimin nga Parlamenti i krimit për t'u kthyer këtu në këtë shesh të Rrogozhinës, në të gjitha sheshet dhe rrugët e Shqipërisë.

Lideri i opozitës pati një paralajmërim për ata të cilët i quan oligarkë, duke theksuar se do t'i konfiskohet çdo pasuri që po i zhvatet popullit shqiptar.

Basha: Ne do të largojmë edhe këta oligarkë, këta njerëz që janë bërë milionerë dhe miliarderë, mbi gjakun dhe djersën e popullit shqiptar.

Në bashkëbisedim me banorët, Basha tregoi se sie mbyllin muajin prindërit e tij pensionistë, ndërsa dha këtë premtim.

Basha: Që 14 vjeç ka nisur të punojë im at. Po mos ketë ndihmë nga unë pensioni nuk i del as për ilaçet dhe as për energjinë elektrike. PO ti paguajë nuk ngelet asgjë tjetër. Gjithë jetën nëna ime mësuese. Hiq faturën e ilaçeve po t'i grumbullosh të dy bashkë nuk i ngelet mjaftueshëm para. Po ata që marrin nga 70 mijë lek, 80 apo 90 me çfarë jetojnë. E vret kokën ku se me çfarë. Rritja e pensioneve do të fillojë menjëherë. Dhe pensione nën 250 mijë lek nuk do të ketë.

Lulzim Basha u ndal edhe në një takim me banorët e Luzit të Vogël në Kavzjë, ndërsa e quajti kriminale heqjen e subvencioneve.

Ai premtoi se nën qeverisjen e tij 100 milion euro në vit do të parashikohen subvencione për bujqësinë, 50 milion euro në vit investime për infrastrukturën e fshatit, ndërsa tha se do t'i bëhet bllokadë prodhimeve të subvencionuara të vendeve të tjera.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/djegia-e-mandateve-basha-opozita-prishi-hesapet-e-rames-me-armiqte-e-shqiperise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon