#rtvora

Ky është plazhi i Kallmit!

Dikur ishte zonë e ndaluar ushtarake, ndërsa prej pak vitesh po tërheq gjithëmonë e më shumë vëmendjen e pushuesve dhe vizitorëve.

Por për të mbërritur aty nuk është e lehtë.

Infrastruktura ka mbetur jashtë vëmendjes së pushtetit vendor, pavarësisht potencialeve të zones.

Rruga është vetëm tre kilometra, por e paasflatuar dhe e mbushur me gropa në të gjithë gjatësinë e saj.

?Automjeteve i bën dëm, e vështirë është goxha?.

Kallm besohet se rrjedh nga fjala Latine Kalm, paqe, qetetësi. Këtë gjendje turistët thonë se e gjejnë në plazhin mes gjelbërimit.

Por ajo që mungon është dora e institucioneve që cilësojnë tutrizmin prioritet.

?Dhe atëherë privati ka ndërhyrë duke ditur dhe investuar, duke ditur mrekullinë e kësaj zone, që dhe nga emri Kallm, supozohet se vjen nga latinishtja e vjetër 'Kalm', paqe. Këtu është një zonë përrallore, pandaj është edhe park kombëtar. Problemi është se shteti këtu nuk ka ndërhyrë fare?.

Me afrimin e verës, pushuesit në plazhin e Kallmit do të shtohen, por edhe këtë vit mungesa e infrastrukturës mund ta penalizojë që të kthehet në një prej destinacioneve më të frekuentuara.

?Të gjithë ata që janë vizitorë dhe që vijnë kryesisht nga jashtë Shqipërisë, nuk e njohin kryesisht pasi nuk është e përfshirë në guidat turistike, për shkak edhe të terrenit të vështirë?.

Zona e Kallmit ofron një ndërthurje të bukur të detit, plazheve ranore dhe shkëmbore, habitateve ujore, diversitetit biologjik, kodrës e gjelbërimit, duke i'u përgjigjur kërkesave për pushime sa më pranë natyrës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kallmi-plazhi-i-qetesise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz