Surprise Me!

Opozita serbe paralajmeron Vucic

2019-05-24 0 Dailymotion

Protesta e fundit para një prove të përgjithshme të protestave kundër Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Opozita serbe ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë protestat e saj pasi kanë kaluar katër muaj qetësie. Protestuesit u mblodhën para qeverisë së Serbisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre në paralajmërim se do të shkonin deri tek televizioni privat ?Pink?, për të cilin konsiderojnë se mbështetë Presidentin. Por kjo nuk ndodhi pasi ishte paralajmërim vetëm si shaka.

?Ne nuk duam të kemi incidente dhe dhunë. Ne nuk jemi kundër popullit tonë, por përfundimisht jemi këtu për liri?, tha aktori dhe aktivisti Branisllav Lleçiç.

Protestuesit u nisën drejt qendrës së qytetit, të cilën qeverisja e ka mbyllur për të renovuar gjithë sheshin, aty ku dikur niste protesta e opozitës. Ata thanë se politika e Vuçiç nuk do të kalojë dhe rrugës në krye të kolonës dolën liderët e opozitës. Rrethojat e sigurisë i morën me vete dhe u nisën për të rrethuar Bashkinë e Beogradit.

Në oborrin e institucioneve, jo larg zyrave të Vuçiç, i çuan porosinë së është i mbaruar dhe se më mirë e ka të ikën vet. Ata i thanë se do të kthehen të shtunën tjetër kur e tërë Serbia do të jetë në Beograd.

?Ne kemi vetëm një porosi për Presidentin që nuk mund të na bëj asgjë?, tha Nikolla Jovanoviç nga Lidhja për Serbinë.

Protestat në Serbi kanë kthyer vëmendjen e opinionit tek përplasjet politike. E vetmja gjë që pritet është nëse serbët do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon