#rtvora
Vettingu në drejtësi po ecën me ritëm të ngadalta duke sjellë probleme në krijimin e institucioneve të reja. Për afro një vit shkalla e parë e verifikimit ka kaluar në filtër 100 subjekte ndërsa shkalla e dytë vetëm 20. Me këtë ritëm këtyre institucioneve do u duhet ndoshta 1 dekadë për të përfunduar procesin.

Plot 100 magjistratë gjyqtarë prokuror dhe ndihmësa ligjor kanë kaluar prej afro një viti sitën e vettingut .Nga këta në fazën e parë e kanë kaluar testin me sukses 53 magjistratë, ndërsa kanë ngelur duke vijuar shkallët e tjera të ankimimeve 47 gjyqtarë e prokurorë.

Por pjesa më e madhe e vendimeve te KPK-së, ndodhet në Kolegjin e Posaçëm të apelimit të ankimuara nga vetë subjekti apo Komisioneri Publik. E nëse do të vijohet me këtë ritëm të paktën 900 magjistratët në të gjithë vendin do tu duhet edhe 8 vite te tjerë të përfundojnë të gjithë procesin në fazën e parë.

Vonesat në këtë proces janë pasqyruar edhe ngritjen institucioneve të tjera siç është SPAKU apo Gjykatat Antikorrupsion. Po kjo vonesë ka sjellë edhe ngërçin e krijuar në disa gjykata, si ajo e Larta dhe Kushtetuese, të cilat vuajnë mungesën e gjyqtarëve dhe praktikisht janë jashtë funksionit

Por vonesa më të mëdha në kalimin e filtrit vihen re në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili për një vit ka dhënë vetëm 20 vendime. Por të gjitha shkarkimet janë ankimuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila nuk ka marrë në shqyrtim asnjë rast për të kuptuar qëndrimin e saj ndaj vendimeve të dhëna nga institucionet e vettingut në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bilanci-i-vettingut-me-kete-ritem-procesi-mbyllet-pas-8-vitesh
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz