Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini zhvilluan një takim me studentët në kuadër të programit kombëtar për praktikat e punës.

Një praktikant, teksa mori fjalën për të treguar eksperiencën e punës në administratën publike përfitoi nga rasti për të uruar ministren Shahini e i dha fund beqarisë këto ditë ndërsa sot u paraqit në punë.

Ai e uroi për martesën, ndërsa tha se do të jetë në pritje të llokumeve. ?Të trashëgohesh. Nga dasma ke ardhur këtu në mbledhje. Llokume nuk morëm, por po presim?, tha ai

Rama: Në pritje për çfarë...

Studenti: Për llokume...

Ministria i kërkon studentëve që morën fjalën që të tregojnë edhe universitetin ku kanë studiuar

Ndërhyn Rama

Ministrja: Na tregoni ku keni studiuar

Rama: ...që ti dimë ku t'i çojmë llokumet

Ministrja: Faleminderit për urimet