#rtvora

Aleanca Kombëtare e Këshilltareve apelon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë politike që të respektojnë kuotat gjinore. Në nisjen e procesit të administrimit të zgjedhjeve ndër të tjera kërkohet kërkon që në të paktën 50 për qind të listave të renditet një grua në krye.

Pavarësisht situatës jo të qetë politike, ku opozita shprehet se nuk do të hyjë në zgjedhje pa krijimin e një qeverie transitore, Aleanca Kombëtare e Këshilltareve apelon për respektimin e kuotave gjinore.

Në një deklaratë për mediat, Aleanca i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të garantojë zbatimin e kuotës gjinore 50% në listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Klodeta Dibra: Nga partitë politike të zbatohet kuota gjinore në listat e kandidatëve në nivel vendor, duke vendosur një grua të parën në jo më pak se 50% të listave të kandidatëve. Aleanca shpreh pakënaqësi për moszbatimin e ligjit për barazinë gjinore që garanton përfaqësimi në masën mbi 30% në zgjedhjen e grave si kryetare të këshillave bashkiakë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aleanca-e-keshilltareve-apel-kqz-dhe-partive-politike-te-zbatohen-kuotat-gjinore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz