#rtvora

Në kushtet kur vendi pret një përgjigje për hapjen ose jo të negociatave dhe ku do të marrim presidencën e radhës të OSBE, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur pakënaqësinë për gjendjen aktuale politike, duke nënvizuar se shpreson të ketë një kthesë 180 gradë sa më parë.

Nga Byroja e Asamblesë së BE-së ku ishte i ftuar nderi, kreu i shtetit theksoi se situata duhet të ndryshojë së më parë për hir të rolit që Shqipëria duhet të luajë në rajon dhe më gjerë.

Meta: Do të kisha dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirëstrukturuar dhe konsensus i përparuar mbi 5 fushat kryesore të reformave.

S?e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Më herët në tëitter, sekretari i OSBE, Thomas Greminger postoi një status ku shkruante rreth takimeve me Presidentin Shqiptar.

"Me Presidentin Meta, diskutuan situatën aktuale në Shqipëri dhe se si mund të ndihmojë OSBE-ja. Gjithashtu diskutuam kryesimin e ardhshëm të OSBE-së nga Shqipëria, në mënyrë që të jetë e suksesshme", shkruan Greminger.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-i-pakenaqur-me-situaten-politike-shpresoj-te-marre-nje-kthese-sa-me-shpejt
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz