Surprise Me!

RTV Ora - Artan Cuku, “Dëshmor i Atdheut”, Lleshaj: Numri i policëve të vrarë, alarmant

2019-05-24 0 Dailymotion

#rtvora
Artan Cuku, komisari i vrarë në hyrje të apartamentit të tij në 2017-ën, është shpallur Dëshmor i Atdheut. Në ceremoninë e rastit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj apeloi për reflektim të shoqërisë dhe politikës për të mbështetur uniformat blu. Vëllai i Artan Cukut tha se policia dhe vendi humbën një shërbëtor të përkushtuar.

Në dy vjetorin e vrasjes, Komisar Artan Cuku është shpallur Dëshmor i Atdheut. Titulli iu dha bashkëshortes së të ndierit nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një ceremoni të posaçme .

Në fjalën e tij, ministri Lleshaj tha se numri i lartë i policëve të vrarë duhet të shërbejë si reflektim ndaj shoqërisë, politikës dhe institucioneve.

Sandër Lleshaj: Artan Cuku mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë prej një dore kriminale në 8 prill 2017. Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017, ndërsa porositësi i krimit të shëmtuar është arrestuar në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.

Nga sot i bashkohet radhës së Dëshmorëve të Atdheut duke merituar respektin e gjithë shqiptarëve. Ne i shprehim respektin dhe mirënjohjen familjarëve të Artan Cukut. Me nderimin e Artan Cukut shprehim respektin për policinë dhe dëshmorëve të shumtë. Numri i lartë i dëshmorëve të policisë së shtetit duhet të shërbejë si thirrje për përkushtim dhe ndershmëri për çdo punonjës të saj. Ky numër i lartë dëshmorësh duhet të shërbejë edhe si thirrje për reflektim ndaj çdo shqiptari, ndaj shoqërisë, ndaj klasës politike. Policia ka nevojë për më shumë policë, por për asnjë dëshmor nga radhët e saj.

Vëllai i Komisarit mes emocionesh kujtoi mesazhet e Artanit që shpesh u thoshte që ligji duhet të prevalojë mbi gjithçka.

Rakip Cuku, vëllai i Artan Cukut: Artani gjatë gjithë jetës na mesoi se respekti ndaj ligjit dhe qytetarit, dashuria për familjen, atdheun dhe zotin janë detyra fisnika para të cilave nuk duhet të tërhiqet askush.

Për atentatin ndaj komisar Artan Cukut të ndodhur në 8 prill të vitit 2017, gjykata ka dënuar autorin e krimit Mikel Shallari, ndërsa në Greqi është arrestuar edhe porositësi i dyshuar, Bledar Jambelli, që pritet të ekstradohet në Shqipëri. Sipas prokurorisë, vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës që Artan Cuku ka mbajtur si drejtor I policisë së Vlorës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/artan-cuku-shpallet-deshmor-i-atdheut
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Buy Now on CodeCanyon