350 persona përfshirë dhe shoferë të institucioneve të ndryshme janë të pajisur me pasaporta diplomatike në mënyrë abuzive.

Ministri i Jashtëm në detyre Gent Cakaj thotë se do t?i kërkojë qeverisë abrogim të VKM ku parashikohen kriteret për pajisjen me këtë pasaporta për t?i dhënë fund kësaj praktike.

?Shqipëria ka pothuajse dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet evropiane. Sot në Shqipëri ka më shumë se 350 persona, në shpërputhje me ligjin dhe që dalin e hyjnë në kufijtë ndërkombëtarë me status të veçantë?, tha Cakaj, në një konferencë për shtyp nga Ministria e Jashtme.

?Deputetë matanë legjislaturave të fundit, gjykatës që nuk e kanë kaluar vetingun e deri tek shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri, sot gëzojnë status të posatshëm diplomatik. I ftoj publikisht të gjithë, të bëjnë menjëherë dorëzimin e pasaportave diplomatike, sepse pasaporta e tyre diplomatike do të bllokohet menjëherë dhe do të shpallet e pavlefshme.?

Javën e shkuar ministri në detyrë Cakaj mori vendimin dhe për heqjen e targave diplomatike për konsujt e nderit.

Tv Klan