Surprise Me!

Bie besimi i sipermarrjeve gjermane ne ekonomi

2019-05-27 1 Dailymotion

Gjysma e biznesit gjerman që operon në Shqipëri vlerëson një situatë ekonomike më të përkeqësuar, krahasuar me një vit më parë. Në 2018-n, perceptimi i këtij grupi sipërmarrësish, se ekonomia në Shqipëri do të jetë më e ngadaltë ishte 39%. Në total të gjithë faktorët të cilët ndikojnë në klimën e biznesit pësuan një rënie të besimit në ekonominë shqiptare, ku uljen më të madhe e pati faktori i stabilitetit politik me -0.53 pikë.

?Në tërësi, fatkeqësisht, ka një përkeqësim të besimit në situatën ekonomike, pak më shumë se gjysma e bizneseve e vlerësojnë si të keqe, por edhe pjesa e biznesit që percepton një ekonomi të mirë është në rënie si numër", tha Susanne Schutz, Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë.

Faktorët më pengues të biznesit gjerman në Shqipëri vazhdojnë të mbeten siguria ligjore, administrate publike, transparenca në tendera dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Pakënaqësia për këto komponentë e biznesit gjerman këtë vit është përkeqësuar më shumë. Por për ambasadën gjermane, një element tjetër i cili po ndikon negativisht ekonominë vendase është edhe emigracioni i forcës së punës së kualifikuar.

"Vemë re se edhe optimizmi ka rënë, 44% e ndërmarrjeve thonë që situata ekonomike do të përkeqësohet. Efekti i emigracionit ka mbërritur edhe te këto sipërmarrje.?

89% e sipërmarrjeve të anketuara shprehen se janë ndikuar nga emigrimi i punonjësve të kualifikuar, ndërsa 13% thonë se emigrimi i tyre po ve në dyshim ekzistencën e biznesit të tyre.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon