Surprise Me!

Report TV - Vendet e BE për cigaret elektronike: Alternativa për të lënë duhanin

2019-05-27 0 Dailymotion

Me ndryshimet ligjore të parashikuara në ligjin për mbrojtjen e shëndetit publik nga duhani, Ministria e Shëndetësisë synon të ngrejë disa barriera kundër duhanit. Por, mes të tjerave ligji ngre edhe disa barriera shumë të mëdha për lënien e duhanit duke kaluar tek produktet shumë më pak të dëmëshme siç janë cigaret elektronike. Një akt ky që shkon ndesh me praktikat e vendeve më të zhvilluara, të cilat jo vetëm që nuk e ndalojnë cigaren elektronike, përkundrazi e promovojnë përdorimin e saj si një mjet për të lënë duhanin.<br /><br />Ndonëse në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë kërkon që të barazojë cigaret elektronike me duhanin, gjë që nuk është e vertëtë sipas studimeve të fundit. Prej kohësh tashmë Shëndeti Publik në Angli ka nisur një fushatë ku i bën thirrje të gjithë duhanpirësve që të lënë duhanin qoft edhe duke përdorur cigaret elektronike si një mënyrë më e lehtë dhe më pak e dëmshme. Kjo pasi sipas Shëndetit Publik në Angli cigaret elektronike janë të paktën 95% më pak të dëmshme se duhani. Madje jo vetëm kaq, por miliona persona duke përdorur cigaren elektronike kanë mundur që të lënë duhanin me kosto më të ulët.<br /><br />Për më tepër, uebsiti shtetëror i Shëndetit Publik në Angli thekson faktin se cigaret elektronike gjithashtu nuk dëmtojnë aspak personat përreth, duke i dhënë një tjetër arsye se përse përdorimi i cigareve elektronike nuk mund të barazohet me duhanin apo cigaret e zakonshme. Kështu që nuk të krijohen vështirësi në përdorimin e saj në publik madje kjo alternativë është të paktën 95% më pak e dëmëshme.

Buy Now on CodeCanyon