#tvora #intervista
Lëvizja Vetëvendosje do të jetë tashmë zyrtarisht edhe në Shqipëri, por e regjistruar si organizatë jo-fitim prurëse. Elvis Hoxha, anëtar kryesie i VV dhe njëkohësisht anëtar Bordi i qendrës që do të ngrihet në Tiranë tha në studion e televizionit Ora, se VV do të jetë këtu në aspektin e shoqërisë civile.

Hoxha: Po krijohet konfuzion shpesh herë i dëshiruar për mirë dhe për keq. Jemi këtu në aspektin e shoqërisë civile.Në këtë lloj situatë ku politika nuk ekziston më ato që duhet të krijojnë politikën janë nismat e shoqërisë civile. Shoqëria civile ka vetëm një funksion, ripërtëritja e politikës kur politikanët e zhveshin politikën nga sensi i vet.

E ndërsa bashkë me lajmin e ardhjes së VV në Tiranë qarkulloi edhe lajmi se pjesë e saj do të jetë dhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Hoxha thotë: "Unë jam që të gjithë ti bashkohen VV, aq më tepër që Ditmir Bushati për sa i takon marrëveshjes për detin ka probleme, por qëndrimi për korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve ka qenë shumë pozitiv. Lëvizja Vetëvendosje është lëvizje".
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz