Rasti i dytë i grabitjes së parave të bankave në momentin, që ishin duke u ngarkuar në avion ka bërë që bankat të kërkojnë me ngulm gjetjen e përgjegjësve. Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave thotë se ngjarja është përtej imagjinatës dhe nëse nuk do të zbardhet e plotë me përgjegjësitë që ka çdo hallkë institucionale dhe autor i saj, do të frymëzojë grabitje të tjera.

Grabitja ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për bankat, të cilat prej 30 vjetësh bënin lëvizjen e parave me kompaninë ajrore Austrian Airlines. Kompania ka deklaruar se nuk do të kryejë më lëvizje të parave fizike, për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve.

Bankat kërkojnë vëmendje të institucioneve të sigurisë në vend, jo vetëm për grabitjen e djeshme, por edhe për shtimin e krimit gjatë javëve të fundit.

Për rastin e grabitjes së djeshme, Shoqata e Bankave thotë se ka çaluar në radhë të parë sistemi i sigurisë i koncesionarit të aeroportit.

Shoqata e Bankave sqaron se ka kërkuar marrjen e masave të sigurisë nga ana e koncesionarit që prej rastit të parë ku ndodhi grabitja e parave në perimetrin e Aeroportit Nënë Tereza, ndërsa kompania ka kthyer përgjigje se masat e kërkuara janë marrë.

Tv Klan