Një grabitje spektakolare ndodhi dje pak para orës 15:00 brenda në aeroportin e Rinasit, në pistën e avionit me pasagjerë të linjës që do nisej nga Tirana për në Vjenë, duke lënë të vdekur një prej grabitësve, Admir Murataj.

Admir Muarataj dyshohet të jetë personi që ka bërë rezistencë ndaj policisë, duke qëlluar me breshëri, duke mbrojtur 'shpatullat' e shokëve që mundën të arratisen në këmbë me thasët me para, për tu larguar më tej me një automjet të dytë i cili u gjet i djegur nga policia pranë Bathores.

Murataj rezultonte në kërkim edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë shqiptarë.

Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.

Vëllai i tij që sot së bashku me bashkëshorten e Admirit dhe të afërm të tij identifikuan trupin në morgun e Tiranës, tha se vëllai i tij nuk është organizatori por një vegël. Sipas tij, janë shokët që e lanë në rrugë dhe e hodhën të vdekur, duke lënë të nënkuptuar se do të marrë hak, duke u përpjekur t'i gjejë vetë se kush janë bashkëpunëtorët

Një grabitje e përgjakur, ku nga një shkëmbim zjarri me forcat e policisë që u vunë në ndjekje të makinës së autorëve pas grabitjes, mbeti i vdekur në një rrugë dytësore rreth 2 kilometra nga aeroporti, njëri prej grabitësve, i paidentifikuar deri ditën e djeshme. Nga pamjet në momentin e grabitjes pranë avionit, ai shihej të ishte tullac, me mjekër e syze, dhe veshje të forcave komando. Por vetëm në momentin që mbeti i vrarë në rrugë, pak metra larg furgonit të arratisë, policia kuptoi se ishte e gjitha një maskë silikoni në gjithë fytyrën e grabitësit me flokë. Ai u identifikua këtë mëngjes nga familjarët, dhe është pikërisht Admir Murataj, prej dy vitesh në kërkim si organizator i tre grabitjeve të tjera të bujshme të ndodhura mes viteve 2015-2017, njëra në Qafë Kashar, tjetra në rrugën për në Rinas, dhe grabitja e një banke tek "Stacioni i Trenit në Tiranë".Teksa disa automjete të blinduara transportonin vlera të konsiderueshme monetare nga 4 banka të ndryshme në Tiranë, për t'i futur në pjesën e bagazheve, grabitësit, që dyshohet se ishin katër persona, kanë dalë nga një furgon me mbishkrim që dyshohet të jetë i falsifikuar "Hetimi Tatimor", dhe nën kërcënimin e armëve të rënda, kanë mundur të marrin nga barku i avionit thasët me para. Grabitësit kanë thyer çdo rregull të sigurisë duke u futur nga dera e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Kanë dalë më tej me të njëjtin furgon, ndërsa pas dhënies së sinjalit të grabitjes, një makinë e policisë që ndodhej pranë aeroportit i ka ndjekur.

Forcat e policisë ishin me masa të shtuara për s...