Një aksident fatal është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër- Bushat, si pasojë e së cilit kanë humbur jetën 2 persona, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Siç bën të ditur nga terreni, gazetari Ergys Kavaja, viktimat janë dy gra rreth moshës 40-45 vjeç, identiteti i së cilave nuk bëhet i ditur pasi nuk kishin me vete mjetin identifikues. Mësohet se mjeti tip Mitsubish ka goditur në pjesën e pasme automjetin tip Audi, ku dhe po udhëtonin dy viktimat.

Të plagosur kanë mbetur Lutfi Kabaçi, 55 vjeç; Emanuel Përjaku, 23 vjeç; Jak Përjaku, 28 vjeç; Beta Mata, 32 vjeç; Pjetër Zefi, 66 vjeç dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të automjetit tip Mitsubishi.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit