Surprise Me!

Forcat e armatosura zhvillojnë panairin ushtarak në Kukës

2019-05-27 1 Dailymotion

Forcat e Armatosura kanë zbarkuar mëngjesin e kësaj të enjteje në Kukës, në kuadër të një stërvitjeje disa ditore që do të zhvillohet në rajonin verilindor. Me dhjetëra autoblinda e ushtarë komando, të shoqëruar nga policia ushtarake, qëndruan në sheshin kryesor të qytetit, ku edhe demonstruan për qytetarët arsenalin që zotërojnë.<br /><br />"Duam ti tregojmë njerëzve se paratë që japin ata si taksapagues shkojnë për modernizimin e FA. E rëndësishme për ne si ushtarakë është ti tregojmë atyre çfarë ju ofrojmë dhe ushtria ju ofron stërvitje, arsimim, mundësi për të zhvilluar veten e tyre edhe në pjesën jashtë Forcave të Armatosura", tha Albert Mullai, komandant i forcës tokësore.<br /><br />Qindra qytetarë të Kukësit vizituan panairin ushtarak duke marrë edhe sqarime nga oficerët e lartë të forcave të armatosura rreth mjeteve e armatimit të ushtrisë.

Buy Now on CodeCanyon