Deputetët e rinj të parlamentit, Ralf Gjoni, Rudina Hajdari dhe Korab Lita thanë sot në Kuvend se e kushtëzojnë votën e tyre për reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit.

Në këto kushte, bashkëkryetarit socialist Damian Gjiknuri, i duhen edhe 9 anëtarë nga opozita e re parlamentare për të plotësuar vendet bosh në Komisionin e Reformës Zgjedhore. për këtë është gati të bëjë një lëshim.

"Ne le të ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore me pjesëmarrjen tuaj sa më parë. Le të jemi bashkarisht të vullnetëshmë të ndryshojmë objektin e këtij komisioni duke shtuar edhe çështjet e aresimit të sistemit për një fazë të mëvonshme

Sistemi është një ëështje që kërkon përfshirjen e shumë aktorëve politikë. Le të konstituojmë këtë komision javën që vjen duke sjellë anëtarët tuajn në komisionin e reformës zgjedhore", tha Gjiknuri.

Socialistët kërkojnë të mbyllin para zgjedhjeve lokale ndryshimet teknike, ndërsa puna për çështjet e mëdha kërkohet të lihet për pas 30 qershorit.

"Cështjet që kanë të bëjnë me votën e emigrantëve,çështjet e sistemit dhe elementë të tjerë të teknologjisë le t'i adresojmë direkt pas zgjedhjeve vendore", deklaroi Gjiknuri.

Komisioni për reformën zgjedhore u ngrit në tetor 2017 dhe prej dy vjetësh nuk ka miratuar asnjë dokument.