#rtvora
Vendosja e ushtrisë në Rinas ka vënë në lëvizje presidentin, Ilir Meta, i cili i ka kërkuar zyrtarisht informacion shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brikade, Bardhyl Këllçakut, lidhur me bazën ligjore të këtij vendimi.

Pak orë pas kësaj kërkese, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se nuk ishte e nevojshme që ta njoftojë presidentin, edhe pse ai ka cilësinë e Komandatit të Forcave të Armatosura. Xhaçka tha se Kreu i Shtetit do të informohet vetëm në gjendje lufte.

Olta Xhaçka: Prioriteti ynë kryesor është siguria e qytetarëve, sigurimi i infrastrukturës kritike të NATO-s dhe FA siç është edhe aeroporti dhe patjetër imazhi i vendit që në këtë moment nuk duhet të cenohet. Nuk ka pse të njoftohej presidenti. Nuk po shkojmë në luftë, nuk ka cenim të sigurisë kombëtare. Nuk është debat kushtetues, nuk ka dislokim trupash, nuk kemi luftë, nuk kemi situatë të cenimit të sigurisë kombëtare ku do të duhet të kishim marrë një miratim të Parlamentit jo të Presidentit. Nuk jemi në kohë lufte dhe nuk kemi në fakt as emergjencë. Kemi vetëm cenim të sigurisë të një objekti të rëndësisë së veçantë, të rëndësisë së parë, i cili po ashtu në mënyrë të pazgjidhshme dhe integrale, infrastrukturë ushtarake po ashtu. Pothuajse gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, i takon Komandës së Forcës Ajrore dhe gjysma tjetër është për përdorim civil.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perplasje-ushtrine-meta-leter-shtabit-me-informoni-xhacka-sjemi-ne-lufte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz