Një pjesë e rrugëve të qytetit të Vlorës janë përmbytur sërish nga reshjet e dendura të shiut që kanë rënë nga dje pasdite dhe gjatë natës.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se problemet më të mëdha janë në lagjet "28 nëntori", "Rilindja" dhe "1 Maji".

Si pasojë e ujit që ka vërshuar në rrugë janë përmbytur edhe katet e para të disa bizneseve në qytetin bregdetar.

Si pasojë e reshjeve problemet në Vlorë vijojnë prej tre ditëve të fundit.