Arta Marku refuzoi t?u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve mbi ecurinë e hetimeve për grabitjen në Rinas.

Por veç faktit që ajo i injoroi pyetjet e gazetarëve, truprojat e saj ndërhynë duke ushtruar forcë ndaj tyre për t?i larguar e për të mos e shqetësuar kryeprokuroren e përkohshme që po zhvillonte një bisedë krejt të qetë me kryetaren e Komisionit të jashtëm, Mimi Kodheli.

Shihni se si truproja e saj e shtyn gazetarin e Klan Plus, Renaldo Salianji.

Kryeprokurorja Marku nuk ndërhyri për këtë gjest të truprojës së saj, madje as kur gazetarët e tjerë ia vunë në dukje.

Tv Klan